Vetëhelmohet gjatë orës së mësimit 19 –vjeçarja, familjarët: Vuante nga depresioni

25.03.2015 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëhelmohet gjatë orës së mësimit 19 –vjeçarja, familjarët: Vuante nga depresioni

Një studente e vitit të parë në Universitetin Politeknik në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke pirë dy kokrra fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur 19­vjeçarja nga Laçi, Megi B., ndodhej në ambientet e auditorit gjatë një ore leksioni.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se studentja ka konsumuar kokrrat në fillim të orës së mësimit dhe brenda pak minutash ka filluar të ndjehet keq. Kanë qenë shokët e shoqet e saj të klasës që kanë konstatuar problemin e saj shëndetësor dhe kanë kërkuar ndihmën e profesorit që po zhvillonte leksionin, që të lajmëronin një autoambulancë. Vajza është dërguar me urgjencë në Spitalin “Nënë Tereza”.

Studentes i është dhënë ndihma e parë në urgjencë, më pas është shtruar në observim në Reanimacionin Qendror të QSUT, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime nga Policia thanë se shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë nisur veprimet hetimore menjëherë sapo janë lajmëruar për ngjarjen. Nga verifikimet paraprake dyshohet se 19­vjeçarja ka kryer vetëvrasjen në kushtet e depresionit. Për ngjarjen janë marrë në pyetje dëshmitarët, që janë disa studentë të Inxhinierisë Elektrike dhe profesori që po jepte leksione në momentin kur vajza u ndje keq papritur. HETIMI Policia e Tiranës tha dje se: “Më datë 20 mars 2015, në ambientet e një Universiteti shtetëror në Tiranë, dyshohet se në gjendje depresioni, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia M.B, 19 vjeç, banuese në Laç, studente, e cila vdiq në spital”. Burime nga grupi hetimor thanë se nga deklarimet që kanë dhënë në Polici studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, nuk është mësuar ndonjë gjë konkrete rreth motivit të ngjarjes.

Ndërsa prindërit dhe vëllai i viktimës kanë konfirmuar dyshimet e Policisë për ndonjë moment depresioni të saj. Sipas tyre, vajza kishte shfaqur edhe më parë probleme depresive, madje edhe ishte kuruar dhe në shkollë ishte dorëzuar edhe një kartelë e saj, ku i ishte kërkuar stafit të Fakultetit që t’i qëndrohej afër. Ndërsa gjatë një vizite që kishte kryer kohët e fundit, mjekët kishin këshilluar familjarët që në këtë periudhë, kur ndryshon klima dhe temperatura, gjendja e saj mund të ishte më delikate dhe i duhej qëndruar më shumë afër. Sipas familjarëve, ajo nuk ka pasur asnjë problem tjetër përveç depresionit, pasi edhe me provimet e sezonit që kaloi prej gati dy muajsh, ajo ishte ndarë mirë./Panorama/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp