Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka arritur në Prishtinë për të marrë pjesë në samitin e Ballkanit “Western Balkan 6”.
Temë diskutimi pritet të jenë projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.
Vlen të theksohet se në këtë konferencë pjesmarrës do të jenë edhe ministrat e jashtëm dhe të infrastrukturës të vendeve të rajonit. /Zëri/


















