Haliti: 24 marsi ’99, datë e veçantë historike

24.03.2015 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haliti: 24 marsi ’99, datë e veçantë historike

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhaviti Haliti tha se sot Republika e Kosovës shënon gjashtëmbëdhjetë vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër regjimit shtypës të Slobodan Milosheviqit dhe shtatëmbëdhjetë vjetorin e shtrirjes së luftës çlirimtare të UÇK-së në Dukagjin.

Ai tha se 24 marsi i vitit 1999, kur u dha urdhri për sulme mbi caqet serbe në Serbi dhe në Kosovë, shënon një nga datat më të veçanta historike të Kosovës dhe Kombit shqiptar.

“Kjo datë shënon fillimin e fundit të një epoke të rëndë të robërisë për popullin shqiptar në Kosovë dhe paralajmërimin e fuqishëm se pranverat që do vijnë më pas si dhe vetë e ardhmja do të jenë krejt më ndryshme. Fushata e bombardimeve për 78 ditë me radhë nga ana e NATO-s, e paraprirë nga përpjekjet e shumta, lufta çlirimtare e UÇK-së dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar, i hapi rrugën çlirimit dhe lirisë së Kosovës”, tha Haliti.

“Nëntë vite më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe krahas anëtarësimit në mekanizma të ndryshme ndërkombëtare, deri më tani është njohur mbi 100 vende të botës. Mbetet detyrim i vazhdueshëm dhe parësorë i qytetarëve shqiptarë të Republikës së Kosovës, si shumicë që janë, institucioneve të shtetit, partive politike, shoqërisë civile dhe medieve që të mbrojnë ndërhyrjen e NATO-së, duke e bërë Kosovën shtet me demokraci të zhvilluar, ku çdo qytetarë të ndjehet i lirë, i sigurt dhe i barabartë, pavarësisht përkatësisë nacionale, bindjes politike a fetare, dinjitoze për sakrificat që çuan në pavarësinë e saj”, shprehet anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti. /Telegrafi/

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje