Rama: Të hiqen vizat për Kosovën. Ky është turp për Europën

23.03.2015 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është një turp për vetë Europën.Në fjalën përshëndetëse në fillim të mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qeverisë se Shqipërisë, Kryeministri theksoi se mirëpret liberalizimin e vizave për shtetin më të ri europianKryeministri Edi Rama theksoi ndër të tjera në fjalën e tij, se Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën dhe është dhe do të jetë përherë partner kryesor.Ashtu sikurse edhe më herët, Rama përmendi shqiptarët e Preshevës dhe mbështetjen e Tiranës zyrtare për ta, duke kërkuar nga Serbia që të garantojë të drejtat e bashkëkombasve tanë në këtë territor.

Nga ana e tij, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vlerësoi po ashtu bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se tashmë Qeveritë po realizojnë ëndrrën për komunikim të pafrenuar.

Megjithatë, tha Mustafa, marrëdhëniet tona ekonomike kanë mbetur më prapa se në fushat e tjera.

“Qeveritë tona do të heqin barrierat që bashkëpunimi të jetë frytdhënës”, tha Mustafa.

Bushati: Tirana e Prishtina, prioritete të përbashkëta

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se anëtarësimi i dy vendeve tona në Bashkimin Europian dhe ankorimi euroatlantik, janë prioritetet kryesore të Shqipërisë dhe Kosovës, në politikën e tyre të jashtme.

“Bashkëpunimi dypalësh ne fushën e sigurisë mes nesh është shumë i rëndësishëm, në situatën e fundit të krijuar në botë”, tha Bushati.

Kryediplomati shqiptar theksoi se Konferenca e Berlinit është ogur i mirë për transformimin e Ballkanit nga pikëpamja e sigurisë dhe projekteve të ndryshme që do të sjellin edhe përmirësimin ekonomik të dy vendeve tona.

“Më shumë se marrëveshjet që nënshkruajmë sot, ka rëndësi cilësia e bashkëpunimit mes nesh, që janë një sinjal shumë i mirë jo vetëm për shqiptarët në vendet tona, por ata bashkëkombasit tanë në diasporë”, tha Bushati.

Thaçi: Koordinojmë punën për njohjen e Pavarësisë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy shteteve, ka theksuar bashkëpunimin dhe lobimin e dy vendeve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Lobimi që Rama ka bërë në Rumani dhe vende të tjera ka çuar më të tej hapjen e negociatave për njohjen e Pavarësisë. Do koordinojmë punën tonë për të bindur shtete e tjera të njohin Kosovën si një shtet sovran. Një bashkëpunim i ngushtë edhe me shqiptarët në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Na takon të implementojmë projekte të përbashkët për harmoninë fetare”, u shpreh Thaçi.

Pritet nënshkrimi i marreveshjeve mes dy qeverive

Me moton “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr”, po zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës u prit me nderime në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në një ceremoni zyrtare që zgjati për rreth 10 minuta.

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij u takua fillimisht me homologun Isa Mustafa dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

Holli i Pallatit të Kongreseve është konceptuar i ndarë në 3 pjesë, ku bie në sy tryeza në formë rrethore me ngjyrë blu, mbi të cilën janë vendosur flamujt e BE-së, ku do të ulen të dy kabinetet qeveritare.

Në mes është vendosur një shqiponjë 3 dimensionale, kurse anash dekori parashikon vendosjen e flamujve të dy vendeve. Një kënd i veçantë është dedikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.

Por, çfarë marrëveshjesh do të jenë në tryezën e bisedimeve? Top Channel siguroi draftin përfundimtar të dakortësuar prej dy qeverive me 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle të cilat janë:

1.  Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.

2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.

3.  Protokoll  mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.

4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.
6.  Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.

7.  Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.

8. Marrëveshje  për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.

9.  Protokoll  “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.

10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Kryefjala e mbledhjes së dytë të dy qeverive do të jetë  thellimi partneritetit strategjik i Shqipërisë me Kosovën, i cili në në një vit ka njohur progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme, ku Kosova është bërë pjesë e shumë nismave rajonale dhe për herë të parë në Milano u hap Konsullata e parë e përbashkët mes dy vendeve.

Hapja e kësaj Konsullate parashikohej në marrëveshjen e nënshkruar gjatë mbledhjes së parë të dy qeverive në Prizren.

/ Top Channel

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve