Kosova në mesin e shteteve me numrin më të madh të azlinatëve në BE

22.03.2015 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova në mesin e shteteve me numrin më të madh të azlinatëve në BE

Numri i azilkërkuesve në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian është rritur për 44 për qind më 2014, duke arritur kështu në 626,000 sosh.

Të dhënat për azilkërkuesit, të publikuara në një raport të lëshuar nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, tregojnë se 191,000 njerëz më shumë kanë aplikuar për azil në shtetet evropian më 2014 në krahasim me një vit më parë.

Refugjatët nga Siria kanë kryesuar këtë ranglistë, me 122,800 azilkërkues në krahasim me 50,000 më 2013. Më shumë se 70,000 sirianë kanë aplikuar për statusin e refugjatit vetëm në Gjermani e Suedi.

Emigrantët afganë zunë vendin e dytë si grupi i dytë më i madh me 41,300 azilkërkues që kanë aplikuar për mbrojtje në BE.

E Kosova zuri vendin e tretë, me 37,900, më shumë se gjysma e së cilëve aplikuan për azil në Hungari.

Në ndërkohë, BE-ja po planifikon masa për të ndaluar refugjatët në Mesdhe, raporton zeri.

Tani që vera po afron, një numër i madh i refugjatëve pritet të arrijë në Evropë nga deti, veçanërisht nga vendet e prekura nga konflikti në Lindje të Mesme dhe në Afrikë të Veriut.

Disa organizata për të drejtat e njeriut, përfshi OKB-në, Amnesty International dhe Human Rights Watch, kanë kritikuar shtetet e BE-së se kanë kufizuar numrin e pranimit të refugjatëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”