Arkat fiskale, projekt i papërfunduar

22.03.2015 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arkat fiskale, projekt i papërfunduar

Procesi i pajisjeve me aparate elektronike fiskale për të gjitha bizneset aktive në Kosovë, vazhdon të neglizhohet dhe si i tillë po krijon evazion fiskal.

Në mbi 130 mijë kompani, sa llogariten të jenë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, deri më tani janë fiskalizuar mbi 27 mijë biznese apo shprehur në përqindje, mbi 55 për qind të pikave të shitjes.

Arsye e “ikjes” nga ky projekt, sipas pronarëve, është çmimi i lartë për blerjen e një aparati elektronik, si dhe çmimi vjetor për mirëmbajtjen e tyre.

Arbeni, pronar i një dyqani të fiskalizuar në Prishtinë, tregon është dashur të paguajë 600 euro për aparat fiskal, kurse është i detyruar që për çdo vit të paguajnë rreth 100 euro për mirëmbajtjen dhe kontrollin vjetor të arkës.
Për blerjen e arkës, Arbeni thotë se i është dashur të marrë kredi në njërën bankat komerciale.

“Shumë shtrenjtë është, unë paguaj deri 120 euro. Unë, por edhe shumica e kolegëve të mi, nuk e di pse e dërgojmë në kompaninë e licencuar dhe pse paguajmë?! Po thonë vetëm të pastrohet dhe të mirëmbahet… Kjo ndikon se biznesi është shumë i vogël. Në anën tjetër, unë kam marrë kredi edhe për blerjen e arkës, pasi ka kushtuar rreth 600 euro”, tregon Arbeni.

Ndryshe, udhëheqës të Ministrisë së Financave, gjatë prezantimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale, të premtën kanë premtuar se do të largohet monopoli në treg që ka ekzistuar sa i përket furnizimit me arkat fiskale dhe në këtë mënyrë, çmimet e aparateve do të jenë shumë më të lira.

Po ashtu, edhe kontrolli teknik i pajisjeve nuk do bëhet çdo 12 muaj, por çdo 24 muaj, me një vlerë më të vogël financiare.

E gjithë kjo do të ndodhë pas miratimit të Udhëzimit Administrativ për pajisjet fiskale, udhëzim ky që do të përshpejtojë dhe ulë çmimin e fiskalizimit.

Sidoqoftë, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se parregullsitë që po ndodhin në tregun e arkave fiskale dhe dështimi i autoriteteve kompetente për ta përfunduar këtë proces, po krijojnë pabarazi në tregun kosovar, duke rritur ekonominë e paligjshme.

Çmimet e larta të arkave fiskale mund të jenë arsyetime të afaristëve, por që sipas tyre, asnjëherë nuk mund të pranohet argumenti se çmimi mund të jetë pengesë për fiskalizim, për shkak se tatimet janë të obligueshme.

Lekë Musa, ish-kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë Radion Evropa e Lirë se autoritetet kompetente duhet të gjejnë forma që ky proces të përfundojë në mënyrë që të zvogëlohet evazioni fiskal.

“Sa i përket ekonomisë joligjore, ajo duhet të zvogëlohet në çdo masë. Qeveria e Kosovës duhet të përcaktojë rregulla të lojës sa më të thjeshta dhe me ngarkesa sa më të ulëta, në mënyrë që të krijohet një klimë e biznesit, ku çdo subjekt ekonomik të jetë i barabartë me konkurrencën ekonomike në vend”, thotë Musa për Radion Evropa e Lirë.

Me qëllim të përshpejtimit të procesit të fiskalizimit të bizneseve, udhëheqës të Ministrisë së Financave kanë ftuar qytetarët që për çdo shërbim të pajisen me kuponë fiskal, pasi mund të kthehet një përqindje e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj