Tadiq thotë se Daçiqi deshi të niste luftë me Kosovën

22.03.2015 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tadiq thotë se Daçiqi deshi të niste luftë me Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-presidenti serb, Boris Tadiq, në një ligjëratë para disa studentëve në Beograd, ka thënë se ka pasur probleme me ish-partnerin e tij politik, Ivica Daçiq, veç shumë çështjeve tjera, edhe për atë se Daçiq ka dashur të hyjë në luftë për Kosovën.

Tadiq në fakt, duke iu referuar kohës së mandatit të tij, tregoi edhe për atë se çfarë marrëdhënie ka pasur me kreun e socialistëve, Daçiq, i cili ishte partneri i tij në qeveri.

“Raporti im me parlamentin ka qenë i çuditshëm dhe i rëndë. E kam pasur Ivica Daçiqin, i cili nuk e ka përjashtuar luftën si opsion, dhe disa herë i kam thënë që të mos e bëjë një gjë të tillë. Në anën tjetër e kam pasur Koshtunicën i cili, bashkë me përfaqësuesit e Kishës kanë qenë të brengosur për Kosovën”, ka thënë Tadiq, raporton koha.

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate, nuk ka qëndruar indiferent Daçiqi, duke thënë se Serbia nuk ka mundur që të rrijë e qetë e të shikonte se si sulmoheshin serbët në veri të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike