Prokuroria kërkon arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku

21.03.2015 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prokuroria kërkon arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku

Prokuroria e Shqipërisë kërkon autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë për të arrestuar deputetët e mazhorancës të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshidhe Mark Frroku.

Të dy deputetët, Doshi e Frroku, akuzohen se kanë inskenuar së bashku me Durim Bamin, planin e vrasjes së deputetit Tom Doshi.

Kuvendi i Shqipërisë ka autoritetin që të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë deri në katër javë. Të shtunën, rreth orës 17, Komisioni i Mandateve dhe imuniteteve mblidhet për të nisur shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për autorizimin e arrestimit të dy deputetëve

Ndërkohë, në faqen e vet në internet Kuvendi ka publikuar grupin e ri të miqësise SHBA – Shqipëri, prej të cilit grup janë larguar gjashtë deputetë nga Partia Socialiste dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Deputetët e larguar të Partisë Socialiste janë: Tom Doshi, Mark Frroku, Pjerin Ndreu. Ndërsa, ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë: Gjovalin Kadeli, Luan Luzha dhe Shkëlqim Selami.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim qeverisin së bashku.

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ndër të tjera thuhet “se kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin”.

Deputeti Tom Doshi ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke e quajtur këtë një vendim politik. Ai pretendon se Prokuroria nuk ka marrë në shqyrtim të gjitha provat e dorëzuara prej tij.

Prej 17 ditësh çështja Doshi është në vëmendje të opinionit publik shqiptar, kurse për zbardhjen e saj në Prokurori kanë deponuar krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe figura të rëndësishme të jetës politike, raporton rel.

Deputeti Tom Doshi pretendon se Durim Bami ka dashur ta vrasë atë dhe deputetin Mëhill Fufi kundrejt një pagese prej 500 mijë eurosh.Sipas versionit të Tom Doshit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ëshët porositësi i vrasjes së dy deputetëve.

Ndërkaq, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë thotë se po vazhdon hetimet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp