Rreth 100 persona u mblodhën në Londër për të parën festë të penisëve të vegjël.
Persona me penisë nën mesataren treguan historitë e tyre dhe dëgjuan performanca të ndryshme.
Graham, një nga të pranishmit, i tha BBC se ka vuajtur prej shumë vitesh. Ai shton se ka pasur pak partnere, për shkak se nuk donte t’i vinte ato në situata të sikletshme.
Ai thotë se në shkollë ndërrohej larg syve të miqve, nuk urinonte në tualete publike dhe shkoi në një pikë ku nuk donte të dilte nga shtëpia.
Në festë kishte poezi, komedi dhe muzikë.
Të pranishmit i matën penisët e tyre dhe disa madje ishin plotësisht të zhveshur.
Festa u organizua nga Ant Smith, 47 vjeç, historia e të cilit mbi penisin e vogël mori famë botërore.
“Mendoj se kjo festë e ka bërë botën më të mirë,” tha ai.