Kompanisë së Wesley Clarkut iu pamundësua investimi në Kosovë (Video)

20.03.2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kompanisë së Wesley Clarkut iu pamundësua investimi në Kosovë (Video)

Rreth 1 miliard euro ka pasur mundësi Kosova të përfitonte nga një investim i jashtëm, po që se përgjegjësit shtetërorë do të ishin më syhapur, raporton KTV.

Mosgatishmëria për të ndryshuar ligjin e kopjuar ka bërë që ish-gjenerali Wesley Clark të hiqte dorë nga plani i tij me kompaninë Envidity që të prodhonte naftën sintetike në vendin tonë.

Kjo kompani, me qendër në Alberta të Kanadasë, nga viti 2012 kishte bërë kërkesë për të marrë licencën për shfrytëzim të thëngjillit, fillimisht në fushën e Dukagjinit.

Në letrën që në atë kohë ia kishin dërguar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, drejtuesit e kësaj kompanie kishin thënë se planet e saj janë që kapaciteti i prodhimit të këtij produkti të arrijë deri në 2 milionë litra brenda një dite.

Me anë të këtyre investimeve, nuk do të rrezikohej fare termocentrali Kosova e Re nga furnizimi me thëngjill, përcjell Koha.net. Kompania i kishte ofruar Qeverisë së Kosovës, 30% të fitimeve nga fitimet e përgjithshme të saj, që i bie të jenë 1/5 e të ardhurave të qeverisë brenda një viti. Brenda 6-7 vjetëve, do të mund të ishte i gatshëm edhe sistemi i transportit të furnizimit me derivate për aeroplanë.

Realizimi i këtij investimi do të hapte mijëra vende pune dhe qindra të tjerë që do të angazhoheshin si nënkontraktues.

Teknologjia, sipas projektit të kompanisë, do të ishte tërësisht amerikane.

Në këtë letër, që mban datën e 25 prillit të 2012-ës, drejtuesit e Envidity-s kishin kërkuar nga qeveria që të përshpejtonte dhënien e licencës, në mënyrë që në pranverë të 2013-ës të nisnin shpimet.

Për shumë kohë, në Kuvendin e Kosovës ishte diskutuar ndryshimi i ligjit, përmes të cilit, do të mundësohej realizimi i këtij investimi.

Mirëpo, sipas drejtuesve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, kjo pjesë ka kaluar në përgjegjësi të zyrës së kryeministrit, raporton koha.

Sipas tyre, ekzekutivi është përgjegjës për licenca të tilla dhe se ato licenca jepen vetëm përmes partneritetit publiko-privat.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Rizvanolli për minatorët e ngujuar në Trepçë: Janë në gjendje të mirë, po punohet për daljen e tyre

Rizvanolli për minatorët e ngujuar në Trepçë: Janë në gjendje të mirë, po punohet për daljen e tyre

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm

Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës

Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës

Ambasadori gjerman uron Presidenten e re: Gati të punojmë për agjendën evropiane të Kosovës

Ambasadori gjerman uron Presidenten e re: Gati të punojmë për agjendën evropiane të Kosovës

Në orën 15:00 mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Në orën 15:00 mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës