Mbahet në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Islami dhe Paqja Globale”

20.03.2015 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbahet në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Islami dhe Paqja Globale”

Tiranë, 20 mars– Konferenca Ndërkombëtare “Islami dhe Paqja globale” ka mbledhur në Tiranë përfaqësues të Bashkësive Islame të vendeve të rajonit si dhe studiues ekspertë të ndryshëm si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore nga Shqipëria.

Në seancën e hapjes së kësaj konference ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, ambasadori i SHBA-së nëTiranë Donald Lu, ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri.

Kryetari të Komunitetit Musliman të Shqiptarë, Skënder Bruçaj i cili vlerësoi se konferenca do te ndikoje sadopak në ruajtjen e vlerave të paqes në Shqipëri, rajon dhe ne botë. Më pas fjalën mori e mori Kryegjyshi Botërorë , Edmond Brahimaj i cili u shpreh se Islami mbështetet në parimet e paqes, mëshirës dhe qetësisë.

Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij u shpreh se jemi krenarë që jetojmë në një vend si Shqipëria ku mbizotëron harmonia dhe respekti ndaj feve të tjera. “Kur flitet për harmoninë apo rolin që Islami mbartë në këtë drejtim mund të themi se kemi të bëjmë me një Islam Europian. Shqiptarët tradicionalisht kanë ardhur pa paragjykime ndaj feve gjatë gjithë historisë. Ne festojmë së bashku festat e të gjitha feve. Gëzojmë së bashku dhe hidhërohemi së bashku. Shteti shqiptar ka qenë gjithmonë laik dhe i distancuar nga feja, në mënyrë që të mos ndikojë në të. Shqiptarët nuk ranë në grackën e konfliktet e dhunshme të viteve të fundit. Mbulimet fetare të konflikteve të fundit në rajon ishin për të mbuluar spastrimet etnike. Ne jo vetëm që nuk jemi përzier në këtë konflikt ,por kemi qëndruar të vëmendshëm ndaj tij”- u shpreh Nishani.

Nishani argumenton se në Kuran, Islam do të thotë paqe, por paqja në realitet gjithmonë mbetet e rrezikuar dhe sipas tij disa organizata të ndryshme mundohen ta përdorin fenë dhe të minojnë këtë paqe. “ISIL ka shkaktuar më shumë viktima nga muslimanët dhe kjo tregon që kjo luftë nuk është fetare, por një luftë për interesa vetjake. Ne kemi nevojë të luftojmë sot gjithë së bashku për të luftuar këtë të keqe. Udhëheqësit shpirtërorë kane një detyrë shumë të madhe në këtë drejtim për të edukuar brezat dhe besimtarët me qellim që të mos bien preh e kësaj kauze e cila nuk është aspak fetare, por politike. Islami në Shqipëri është një model i suksesshëm dhe është një vlerë e përbashkët e të gjitha feve në Shqipëri”- vlerësoi ndër të tjera Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ndërkohë Sipas Komunitetit Musliman të Shqipërisë qëllimi dhe misioni i kësaj konference është që nëpërmjet figurave të njohura dhe studiuesve, si dhe përfaqësuesve të klerit në Shqipëri të përçohen mesazhet e qarta dhe qëndrimet e pranuara gjerësisht mbi Islamin, këndvështrimin e tij ndaj fenomeneve të ndryshme, si dhe kontributin e tij për paqen globale. Gjithashtu do të ketë një seancë të veçantë me liderët e Bashkësive Islame të Ballkanit Perëndimorë, të cilët do të japin mesazhet e tyre lidhur me temën e konferencës “Islami dhe Paqja globale”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin