Trupat e pesë foshnjave gjenden në një frigorifer, dyshohet të jenë mbytur nga e ëma!

20.03.2015 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Trupat e pesë foshnjave gjenden në një frigorifer, dyshohet të jenë mbytur nga e ëma!

Policia të enjten ka zbuluar trupat e pesë foshnjave në një shtëpi në jugperëndim të Francës, ka bërë të ditur një burim i afërt me rastin, në atë që duket të jetë incidenti më i rëndë i vrasjes së fëmijëve në këtë vend, në pesë vitet e fundit.

Pasi trupi i një të porsalinduri u gjet në një qese termike më parë gjatë ditës, zyrtarët “zbuluan katër trupa të tjerë të foshnjave gjatë kërkimit të tyre” në një shtëpi në Louchats, pranë qytetit të Bordosë, ka thënë një burim, duke konfirmuar një raport të televizionit francez iTele.

Burimi ka shtuar se të katër kufomat tjera u gjetën në një frigorifer, transmeton Telegrafi.

“Babai 40-vjeçar është arrestuar ndërsa nëna 35-vjeçare u shtrua në spital”, ka shtuar burimi në fjalë, raportojnë mediet e huaja.

Më tej shtohet se ishte babai i cili fillimisht e gjeti një qese që përmbante kufomën e parë të një foshnje të porsalindur.

Nëna me sa duket “ka lindur në shtëpi vetëm”, tha burimi, duke shtuar se ajo ishte dërguar në një spital në Bordo “për ekzaminime gjinekologjike dhe psikiatrike”.

Sipas autoriteteve, gruaja “në këtë fazë nuk duket të ketë pasur një histori të sëmundjes mendore”.

“Autopsitë do të kryhen ndërkohë për të përcaktuar nëse foshnjat kanë lindur të gjalla”, thuhet më tej, transmeton Telegrafi.

Çifti ka dy vajza, një 13 dhe tjetra 15 vjeçare.

Rasti më i keq i vrasjes së fëmijëve në historinë e re franceze daton më 2010, kur një nënë kishte pranuar vrasjen e tetë foshnjave të saj, menjëherë pasi ato kanë lindur. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp