Opozita shqiptare kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit

20.03.2015 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita shqiptare kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit

Opozita në Shqipëri ka nisur valën e protestave për dorëheqjen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta. Opozita u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen cdo të enjte përpara parlamentit të Shqipërisë, me kërkesën për largimin e zotit Meta, në mënyrë që t’i hapet, siç thuhet, “rruga hetimit të paanshëm të prokurorisë për çështjen Doshi”.

Protestat e Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj, zhvillohen çdo ditë , por ato janë më të organizuara ditëve të enjte, kur parlamenti mblidhet në seancë plenare. Pjesmarrja e qytetarëve në protestë nuk ka qenë masive.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta është përmendur nga deputeti Tom Doshi, si porositës i vrasjes së tij dhe deputetit të PD-së, Mëhill Fufi. Zoti Meta ka dhënë dëshminë e tij në prokurori për këtë çështje, dhe ka mohuar kategorikisht përfshirjen në të.

Partia e zotit Meta, Lidhja Socialiste për Integrim, është në koalicion qeverisës me atë të kryeministrit Edi Rama, Partinë Socialiste. Akuzat e zotit Doshi kundër zotit Meta kanë pasuar shkarkimin e Doshit nga Partia Socialiste.

Për këtë rast, deri tani kanë dëshmuar përpara prokurorëve të çështjes, edhe kryeministri Edi Rama, ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, deputeti Mark Frroku, deputeti Mëhill Fufi si dhe njerëz tëtjerë të përfshirën ë dëshminë e deputetit Tom Doshi.

Ky i fundit ndërkaq është paraqitur disa herë në prokurori. Ai ka paraqitur një video regjistrim në prokurori dhe në rrjetet sociale, ku Durim Bami paraqitet si vrasësi me pagesë, që është penduar dhe nuk e ka kryer atentatin. Në video ai thotë se i janë ofruar 500 mijë euro nga Fatjon Skënderi për këtë vrasje, raporton rel.

Vërtetësia e video-regjistrimit nuk është konfirmuar ende.

Durim Bami po gjykohet në masën e sigurisë arrest me burg. Fatjon Skënderi është paraqitur në prokurori dhe ka dhënë dëshminë e tij. Të dy kanë mohuar njohjen me Tom Doshin, dhe kanë hedhur poshtë planin e supozuar të vrasjes, të paraqitur prej tij në prokurori dhe publikisht.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste