Gjykatësit kërkojnë ndihmë nga institucionet

19.03.2015 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykatësit kërkojnë ndihmë nga institucionet

Gjykatësit e Gjykatave Themelore të Kosovës, për më shumë se dy javë kanë hyrë në grevë për rritjen e pagave të tyre. Ata po kërkojnë rritje të pagave për rreth 25 për qind, ose së paku zbatimin e një marrëveshjeje për pagesën e shtesës prej 200 eurove.

Pas fillimit të kësaj greve, thuhet se është krijuar një gjendje e rëndë në sistemin e gjyqësorit, pasi që gjykatësit nuk janë duke proceduar me shqyrtimin e rasteve dhe lëndëve që kanë në proces.

Ata thonë se nuk do të ndërpresin grevën pa realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, tha për Radion Evropa e Lirë, se mundësitë për plotësimin e kërkesave, ekzistojnë.

“Mjetet financiare për përmbushjen e kërkesave, janë të deponuara. Këshilli Gjyqësor, mund ta bëjë pagesën nëse merr leje nga ministria përkatëse. Ky ngërç që po krijohet tash, sinqerisht është i pakuptueshëm”.

“Në këtë gjendje të krijuar siç është sot, unë pres dhe i bëj ftesë publike presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Jahjaga, sepse ajo është person i cili duhet definitivisht të intervenojë”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha se pagat të cilat i marrin gjykatësit, janë shumë më të vogla se ato që i marrin ministrat dhe disa drejtorë të departamenteve të ndryshme në institucionet e caktuara të Kosovës.

“Paga e gjykatësve në departamentin e krimeve të rënda në gjithë Kosovën është 900-910 euro. Kjo pagë është më e vogël se e prokurorëve, sepse prokurorët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin shtesa të ndryshme”.

“Pra, është pagë e cila nuk korrespondon me rrezikun, me punën që bëhet. Në divizionin për kundërvajtje janë pagat shumë më të vogla se këto”, tha Ibrahimi.

Kërkesat e më shumë se 200 gjykatësve të Gjykatave Themelore të Kosovës, që nga fillimi i ka përkrahur edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci, ka pohuar se tani nuk është koha e duhur për mbajtjen e një greve të tillë, por gjykatësi, sipas tij, janë të vendosur që të mos zbrapsen nga kërkesat që kanë.

“Janë akumuluar shumë premtime në të kaluarën dhe nuk e di pse është gjetur ky moment për të shprehur pakënaqësitë. Ju e dini që KGJK-ja ka qenë pa kuorum për gjashtë muaj dhe në momentin kur ne u funksionalizuam për të filluar diçka, janë bërë këto kërkesa. Tash nuk e di pse dhe si dhe ku e ka kjo burimin. Mirëpo, kështu është gjendja e krijuar për momentin”, tha Peci.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës lidhur me ketë çështje janë zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tyre, kryeministri ka deklaruar qartë se mundësia e rritjes së pagave për gjykatësit është e pamundur, pasi kërkesa të tilla kanë paraqitur edhe organizata tjera në sektorët e ndryshëm publik.

Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se kërkesat e gjykatësve janë legjitime.

Për me tepër, ai konsideron se nga kjo gjendje e krijuar në Gjykatat Themelore të Kosovës, janë duke pësuar qytetarët të cilët kanë punë në gjykata.

“Të gjitha kërkesat që janë të adresuara nga gjykatësit, unë besoj se janë legjitime, por janë edhe të drejta. Parimisht besoj se është shumë më e rrugës dhe shumë më e mençur që qeveritarët të financojnë gjykatësit, të financojnë rrogat e tyre, sesa t’i financojë gjykatësit krimi”, tha Musliu, raporton rel.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në vazhdimësi është kritikuar nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si një nga sistemet me probleme të shumta në funksionim, përfshirë këtu edhe dukurinë e korrupsionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit

Kjo është gjendja e 18 minatorëve të ngujuar në “Trepçë”

Kjo është gjendja e 18 minatorëve të ngujuar në “Trepçë”

Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn

Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn