Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë e ka dyfishuar numrin e nxënësve përfitues të udhëtimit në relacionin shkollë shtëpi dhe anasjelltas. Krahas kësaj, ata edhe e kanë zbritur çmimin e këtij udhëtimi.
“Nga 714 nxënës sa kanë qenë përfitues të këtij udhëtimi në vitin shkollor 2013/2014, në vitin 2014/2015 këtë numër e kemi rritur mbi 1500 nxënës. Ndërkohë, pas një hulumtimi të tregut e kemi imponuar edhe një zbritje të çmimit në të gjitha relacionet në një përqindje të konsiderueshme. Për shembull, nëse vitin e kaluar një biletë ka kushtuar 2.5 euro, sivjet atë e paguajnë 1.5 euro.
Pra, duke e zvogëluar pagesën për nxënës ne e kemi rritur numrin e nxënësve udhëtues”, ka thënë Diana Çarkagjija, drejtoreshë Komunale e Arsimit në Gjakovë.