Shqiptarja refuzon famën dhe paratë për parimet (Foto)

E publikuar: 18/03/2015 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paratë dhe fama nuk vlejnë sa parimet për modelen shqiptare në Zvicër, Dorina Podrimja. Ish-kandidatja në “Miss Zvicra 2013” ka refuzuar së fundmi një ofertë me shumë parà nga televizioni zviceran “3+”.

Ajo nuk ka pranuar të bëhet protagoniste e ciklit të ri të emisionit “Die Bachelorette”, një “reality show” mjaft i njohur në mbarë Europën. Prej pak kohësh, televizioni kombëtar është në kërkim të një vajze, e cila do të jetë protagonistja e emisionit “Die Bachelorette” raporton Indeksonline.

Sipas formatit të përshtatur në shumë vende, vajza e përzgjedhur njihet me një numër të madh meshkujsh në të njëjtën kohë, me të cilët do të përjetojë eksperienca, ndërsa çdo javë do të largojë nga një mashkull nga shtëpia, duke e eliminuar.

Në fund të spektaklit, djaloshi i mbetur, i cili pranon trëndafilin, do të jetë dhe fatlumi, i cili mund të nisë një lidhje dashurie me bukuroshen…

Kriteret për t’u pranuar kanë qenë që vajza të jetë e bukur, inteligjente, karizmatike dhe jo e dashuruar. Ndonëse të gjitha këto kushte Dorina i plotësonte, ajo pa menduar dy herë e ka refuzuar.

Vajza me prejardhje nga Gjakova, aktualisht banon në kantonin Solothurn dhe prej vitesh ka pasur eksperienca të shumta në fushën e modelingut apo të “photoshooting”. E reja është ende beqare dhe nuk e ka gjetur akoma princin e saj të kaltër. Deri sa kjo të ndodhë, 24-vjeçarja do të vazhdojë të pasurojë eksperiencat e saj si modele, apo në sete fotografike.

 

dorina podrimja