Reagon edhe Jakup Krasniqi, thotë se Azem Vllasi është një fosil si Sinan Hasani dhe Ali Shukriu

17.03.2015 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Reagon edhe Jakup Krasniqi, thotë se Azem Vllasi është një fosil si Sinan Hasani dhe Ali Shukriu

Ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka sulmuar ish-zyrtarët komunistë të Kosovës Azem Vllasin, Sinan Hasanin, Ali Shukriun. Vllasin e ka quajtur fosil ndërkohë që të njëjtin mendim e ka edhe për dy ish komunistët tashmë të vdekur Hasanin dhe Shukriun.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Krasniqit.

Këta ishin e ç’na ishin?
Na ishin një herë këta “baballarët” e kombit ( Ali Shukriu, Sinan Hasani e Azem Vllasi) që luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e cilësuan, hiq më pak se “kundërrevolucion”. Dhe kundërrevolucioni sipas marksistë-titistëve jugosllavë donte të thoshte: te luftosh pushtetin e klasës punëtore te Jugosllavisë, te luftosh kundër “vëllazërim bashkimit” e rendit socialist që na paskëshin ndërtuar ata.
Këta si zbulues te “kundërrevolucionit”, arritën të avancohen në detyra të larta shtetërore, pasi ishin dëshmuar si luftëtarët më të zellshëm kundër nacionalistëve shqiptar, kundër popullit shqiptarë. Për ketë soj të njerëzve, nuk qe e rëndësishme pse u dënuan mijëra shqiptarë të rinj e të reja, te cilëve ju shqiptuan qindra e mijëra vite burgu, të cilat po të ktheheshin në shekuj do të bënin 250 shekuj burgimi, por u interesonte karriera e tyre politike. Natyrisht që këtu nuk llogariten ata të rinj e të reja që morën botën në sy, për tu ikur ndjekjeve që urdhëroheshin nga kjo treshe e “madhe”. Madje njëri nga ata, sot i vetmi i gjallë, ka sy e faqe ( me faqe sa Banati) edhe pas 34 vjete ta mbroj atë ngrehin që ka prodhuar mase tri lufta te egra. Çka është e tepërt e tepërt është!
Kjo që e tha Azem Vllasi për pranverën Shqiptare te 81. Nuk do të ishte ndonjë shqetësim, se edhe ky si fosilet para tij do të hiqen sysh, por është i dhimbshëm krijimi i ambientit që iu dha krahë këtyre mbeturinave te “vëllazërim bashkimit”, që vendit e popullit tonë i kanë shkaktuar shumë dhimbje e fatkeqësi. Duke i dëgjuar këto mbeturina te huaja në mesin tonë dhe pasuesit e tyre politik sot, s’na mbetet tjetër, veçse ti shpallim heronj këta bashkëpunëtor të shovinizmit serbo – jugosllav dhe të bëjmë thirrje për ti linçuar Heronjtë e vërtetë të Pranverës Shqiptare?! Ne, shqiptarët edhe ashtu nisemi si tolerues të skajshëm ndaj tradhtarëve të kombit, ketë e pat vërejtur në mesin e shekullit XIX Flamerajeri, studiuesi gjerman i njohur me veprën e tij ”Elementi shqiptar në Greqi”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin