Stavilecit mbron Predrag Bozhoviqin, familjarin e të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit

17.03.2015 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Stavilecit mbron Predrag Bozhoviqin, familjarin e të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit

Edhe pse punëtorët e hidrocentralit të Ujmanit (Gazivodës) prej 5 shkurtit, po kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të tyre, Predrag Bozhoviqit, duket se ai e ka mbështetjen e ministrit të MZHE-së, Blerand Stavileci dhe Bordit të Ibër Lepencit, ndërmarrje kjo që menaxhon me këtë hidrocentral.

Shkarkimi i drejtorit teknik të Ujmanit, Predrag Bozhoviq, i cili është familjar i Ratomir Bozhoviqit, njërit nga dy të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberit, është njëra nga dy kërkesat kryesore për realizimin e të cilat punëtorët e Ujmanit dy herë patën hyrë në grevë, e të cilën thonë se do ta vazhdojnë porsa të ndalen të reshurat, pasi që ato kanë sjellë sasi të madhe të ujit në pendë dhe fillimi i grevës do ta rrezikonte shpërthimin e pendës.

Sipas raportimeve të mediave qendrore, familjari i drejtorit teknik të Ujmanit, Ratomir Bozhoviqi, thuhet se merr rrogë nga strukturat paralele në Zubin Potok.

Ashtu siç ka raportuar në vazhdimësi Veriu.info, punëtorët e Ujmanit po kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Ibër Lepencit dhe drejtorit të tyre, Predrag Bozhoviqit, si kusht për mos vazhdimin e grevës, e cila ka si pasojë ndërprerjen e prodhimit të energjisë elektrike në këtë hidrocentral.

Për herë të parë këta punëtorë hynë në grevë më 5 shkurt, ku i dërguan të shkruara kërkesat e tyre tek kryeministri Mustafa dhe ministri i MZHE-së, Blerand Stavileci, por nuk morën asnjë përgjigje, derisa ishte KFOR-i që ndërhyri për ta pezulluar punëtorët grevën herën e parë, me kusht që KFOR-i ta lehtësoj dialogun me nivelin qendror. Por duket se Kryeministria dhe MZHE-ja, e cila menaxhon me ndërmarrjet publike, po e mbrojnë me çdo kusht familjarin e të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit, pasi që asnjëherë nuk u përgjigjen në kërkesat e grevistëve, edhe pse nëse këta i radikalizojnë veprimet, atëherë kanë paralajmëruar ndërprerjen e ujit që shkon në KEK dhe vetëm pas disa orësh nuk do të mund të prodhohej asnjë kilovat energji elektrike, që do të kishte për pasojë lënien e gjithë Kosovës në terr.

Punëtorët grevistë gjatë kohës së grevës kishin treguar se si drejtori teknik Predrag Bozhoviq, kishte mbajtur me paga pjesëtar të strukturave paralele të cilët asnjëherë nuk kishin shkuar në punë, ndërsa i kishte trajtuar keq punëtorët të cilët e kishin pranuar sistemin e Kosovës dhe i kishin nënshkruar kontratat e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht ankohet se shumica e serbëve nuk janë bashkëpunues me institucionet e Kosovës, mirëpo ky shembull tregon se edhe kur ata i drejtohen në mënyrë institucionale Qeverisë, prapë injorohen dhe nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Veriu.info mëson se drejtori teknik i Ujmanit, Predrag Bozhoviq, është emëruaar nga ish Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc”, Hajdar Beqa, i cili sa ishte kryeshef e kishte mbrojtur nga disa tentativa për ndërrim që kanë qenë atëherë. /Veriu.info/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin