Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është paraqitur sot publikisht për të parën herë prej 5 marrsit.
Putin është takuar me presidentin e Kirgizisë, Almazbek Atambaev, në një pallat afër Shën Petersburgut.
Duke iu referuar spekulimeve në rritje për shëndetin dhe vendqëndrimin e tij gjatë mungesës së gjatë të paraqitjes në publik, që për të nuk është e zakonshme, zoti Putin theksoi se “pa thashetheme do të ishte gjë e mërzitshme”.
Raportohet se zoti Atambaev tha se Putin është në “gjendje të shklëqyeshme” dhe se e ka shetitur nëpër hapësirat e pallatit Konstantine, ku janë takuar.
Në spekulimet shtesë lidhur me mungesën e presidentit Putin, 62 vjeçar, ka pasur edhe thashetheme në rritje për thellimin e ndarjeve në qarqet sekrete politike dhe të sigurisë në Rusi, pas vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov, afër presidencës së Rusisë, më 27 shkurt./rel/