Greqia e hapur për thellim të bashkëpunimit bilateral me Kosovën; Kuçi kërkon njohjen e shtetit të Kosovës

16.03.2015 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Greqia e hapur për thellim të bashkëpunimit bilateral me Kosovën; Kuçi kërkon njohjen e shtetit të Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, znj. Konstantina Athanassiadou, e cila fillimisht e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e dytë si Ministër i Drejtësisë.

Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë thellimin e pandërprerë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Ministri Kuçi gjithashtu ka vlerësuar rolin e Greqisë që haptazi po përkrahë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit është diskutuar edhe mbështetja e Greqisë për sistemin e drejtësisë të Kosovës përmes EULEX-it. Ministri Kuçi ka theksuar që bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë duhet të forcohet edhe më shumë, sepse bashkëpunimi ndërkufitar lehtëson dukshëm luftimin e krimit të organizuar që nuk njeh kufij.

Ambasadorja Greke në anën tjetër, ka theksuar se Greqia do vazhdojë të ketë qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës. Edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën, Greqia është kontribuese e rregullt në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe KFOR-in. Greqia ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshire edhe pasaportat diplomatike, si dhe vazhdon të jetë një shtet mik në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Ambasadoren Athanassiadou për përkrahjen që ka ofruar Greqia në anëtarësimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm rajonal dhe ndërkombëtar, duke theksuar që ka ardhur momenti edhe për njohje formale të Republikës së Kosovës nga Republika Helene.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin