MD sqaron: Nuk penalizohet mosdeklarimi i paqëllimshëm i pasurisë

16.03.2015 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MD sqaron: Nuk penalizohet mosdeklarimi i paqëllimshëm i pasurisë

Ministria e Drejtësisë, pas kritikave në opinion për ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Penal që “amnistojnë” fshehësit e pasurive gjatë deklarimit të detyrueshëm të pasurisë në Kundërkorrupsion, ka dalë sot me një sqarim, sipas të cilit nuk do të penalizohen rastet kur fshehja s’është e “qëllimshme”. Në fakt sqarimi i MD vetëm konfirmon atë për të cilën kritikohet. Cili mëkatar do të pranojë se veprën penale e ka kryer me qëllim?!

Ja teksti i plotë i sqarimit:

Ministria e Drejtësisë në vitin 2012 ka hartuar Kodin Penal të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-082, me ç’rast prej risive të shumta që janë përfshirë në kod, kanë qenë edhe dispozitat ndëshkimore për veprat që ndërlidhen me korrupsionin, siç janë konflikti i interesit, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare e vepra të tjera.

Në kuadër të ndryshimeve në Kodin Penal në fuqi është edhe neni 437 i cili në paragrafin 1 dhe 2 përcakton:

“1. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni konsiderohet se është kryer kur deklarata nuk paraqitet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës.

2. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, i cili falsifikon ose nuk paraqet të dhënat e kërkuara në deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.”

Me rastin e miratimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/l-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, synimi i të cilit ka qenë harmonizimi me Kodin Penal, nga ana e deputetëve është diskutuar se në Kodin Penal në fuqi tek nenin 437 në paragrafin 1 dhe 2 mungon qëllimi i fshehjes së pasurisë si element përbërës i kësaj vepre penale.

Andaj, me qëllim të eliminimit të kësaj mangësie në Kodin Penal në fuqi, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal gjegjësisht nenin 437 paragrafët 1 dhe 2, duke e paraparë që qëllimi i përfshirjes së pasurisë të jetë element i kësaj vepre penale.

Me anë të këtij projektligji kategoria e zyrtarëve që kanë për obligim sipas ligjit deklarimin e pasurisë, e të cilët për çfarëdo mosdeklarimi, apo edhe deklarim jo të saktë, i cili bëhet si rezultat i ndonjë lëshimi apo gabimi eventual, e që nuk ka për qellim fshehjen e pasurisë, kategoria e këtyre zyrtarëve të mos jenë subjekt i ndjekjes penale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj