Klubi gjilanas, Drita ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, brazilianit Iran Junior.
Drita ka vazhduar me transferime në këtë afat kalimtar, duke konfirmuar edhe prurjen e katërt deri tani.
Pas Besnik Krasniqit, Florian Smakiqit dhe Blendi Baftiut, Drita ka zyrtarizuar edhe transferimin e ish-lojtarin ish-lojtarit të Ulpianës, Iran Junior.
Zyrtarizimi i Junior erdhi me anë të faqes zyrtare, teksa lojtari ka nënshkruar kontrate të vlefshme për tri vite.
Postimi pa ndërhyrje i Dritës
Welcome Júnior
Iran Júnior është futbollisti më i ri i klubit tonë, FC DRITA, ku edhe nënshkroi kontratë tri vjeçare me ne.
Ish-anëtari i KF Teutës dhe se fundmi i KF Ulpianës i është bashkuar DRITËS dhe sot do të jetë pjesë e stërvitjeve me klubin tonë.
Edicionin që shkoi Junior ka zhvilluar 30 ndeshje në superligen e Kosoves dhe ka shënuar 5 gola.
FC DRITA i dëshiron suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët.