Këngëtarja Tuna sapo ka bërë ndryshimin më të fundit në pamjen e saj. Ajo ka realizuar një model të ri flokësh, por përveç kësaj bie në sy dhe ngjyra jeshile në baluke, si dhe në majat e flokëve.
Tuna gjithnjë i ka surprizuar ndjekësit me modele të ndryshme dhe sigurisht as modeli më i ri nuk do mund të mos komentohej nga fansat. Eksperimentet me flokët janë ndër më të preferuarat e këngëtares.
Menjëherë pas publikimit të fotove Tuna ka marrë reagime të ndryshme, pasi jo të gjithë ishin dakord me pamjen e re.