Kuvendi, të martën diskuton për planin qeverisës të Mustafës

15.03.2015 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kuvendi, të martën diskuton për planin qeverisës të Mustafës

Të martën e javës së ardhshme pritet që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet plani qeverisës i kryeministrit Isa Mustafa.

Qeveria bënë të ditur se e ka dërguar dokumentin në Kuvend dhe se të martën ai pritet që të dalë për diskutim para deputetëve.

Partitë opozitare për një kohë të gjatë kishin kërkuar nga qeveria që ta dërgonte planin qeverisës për diskutim, mirëpo pavarësisht premtimeve të vet kryeministrit një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Ky plan ishte paraparë që të dilte në kuvend qysh në muajin shkurt.

Albunena Haxhiu nga Vetëvendosje, thotë se Qeveria e Isa Mustafës nuk ka një plan të detajuar qeverisës. Ajo thotë se qeveria vetëm sa ka zbuluar disa pjesë të planit qeverisës, mirëpo sipas saj, ato janë skandaloze.

Haxhiu thotë se plani i qeverisë nuk garanton zhvillim ekonomik e as social.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi thotë se qeveria e ka fshehur qëllimisht deri tani këtë dokument. Sipas saj, qeveria e Isa Mustafës nuk ka asnjë energji dhe se është vetëm vazhdim i keqqeverisjes së vendit.

Kadaj-Bujupi thotë se Mustafa bëri premtime të shumta gjatë fushatës zgjedhore dhe se plani i tij qeverisës nuk garanton zhvillim ekonomik.

Kryeministri Mustafa në kuadër të fushatës zgjedhore kishte bërë premtime të shumta, madje kishte folur edhe për qindra-mijëra vende pune./koha/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike