Procedohet në Kuvend Projektligji që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të jashtme

11.03.2015 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Procedohet në Kuvend Projektligji që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të jashtme

Është proceduar për në seancën e Kuvendit Projektligji që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit.

Me shumicë votash, pos deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi, që votoi kundër, anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri i dhanë dritën e gjelbër që deputetë ta shqyrtojnë në seancë plenare, transmeton KP.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Daut Haradinaj, tha se me shumicë votash po ia dërgojnë seancës plenare për miratim këtë projektligj.

“Propozimi i deputetit Zafir Berisha, natyrisht shkon në seancë ky propozim është pa përkrahjen e komisionit, seanca i jep dritën jeshile. Me siguri se deputeti Selimi e dinë që ka të drejt që brenda seancës t’i mbroj qëndrimet e veta dhe natyrisht në rast se i bind deputetët ta merr besimin e tyre”, tha Haradinaj.

Rexhep Selimi i cili ishte kundër këtij projektligji tha se amendamentet e tij do t’i paraqes në seancë plenare dhe deputetët do të vendosin. Ai rekomandoi që të mos votohet ky projektligj.

“Ne e kuptojmë që komisioni ka për detyrë që pas amendementimeve të rekomandojë Seancës Kuvendit që ta votoj ose jo Projektligjin. Gjatë votimit do të duhet të kërkohet se çfarë t’i rekomandojmë Seancës. Rekomandimet ose amendamentet e mija që unë i rekomandoj në emër të grupit tim parlamentar, do t’i parashtroj në Seancë dhe gjatë procedimit, gjatë votimit të amendamenteve në seancë shpresoj që edhe Kuvendi në bazë të rregullores t’i procedojë, dhe unë do t’i arsyetoj ashtu siç i kam arsyetuar këtu”, tha Selimi.

Ndërsa, amendamentet e propozuara nga deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, i kanë shkuar seancës plenare, por pa përkrahjen e Komisionit.

Po ashtu sot Komisioni vendosi formimin e dy grupeve punuese, atë për projektligjin për komisionarin e Policisë së Kosovës dhe grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Policinë e Kosovës. grupin e parë do ta udhëheq deputeti Rexhep Selimi, ndërsa të dytin Nuredin Ibishi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente