Skandal: Ndërpritet ndeshja Gjilani – Ballkani, tifozët hyjnë në fushë, Frashëri dërgohet në spital

E publikuar: 03/04/2022 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkani është ndërprerë kur kishin mbetur edhe pak momente deri në fund.

Enea Koliçi, portieri i Gjilanit barazoi shifrat në fund të takimit, ndërsa tifozët iu bashkuan festës.

Në fushë hynë edhe tifozët mysafirët, por intervenuan pjesëtarët e sigurimit dhe i larguan.

Stivi Frashëri mbeti i lënduar duket se nga kjo situatë.

Ai u dërgua me ndihmën e shpejt në spital.