Një person në Britaninë e Madhe ka dalë në gjykatë, pasi akuzohet se ka vrarë me një grusht një pensionist, i cili kishte një aferë me mamanë e tij.
Richard Brady, 33 vjeç, goditi me grusht Alistari Balfour, 68 vjeç, në një pub.
Grushti në gojë ishte aq i fortë sa ai u shemb dhe përplasi kokën në dyshemenë e drurit.
Pasi ai u rrëzua, Brady ktheu shpinën dhe iku.
Viktima, i martuar prej 47 vitesh, kishte një aferë jashtëmartesore me mamanë e Brady-t.