“Uragani”: Pres fitore që të mi hapë rrugët për më lartë

E publikuar: 09/03/2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boksieri shqiptar Tefik Bajrami apo sic njihet me nofkën “Uragani” do të ngjitet në ring më 4 prill. Gjatë intervistës që zhvilluam me të ai na tregoi që ka pasur të ndeshet me kroatin Josip Jalusic, por ai është tërhequr me arsyen e festës së pashkëve.

Kurse, ai thekson se gjatë kësaj jave do të bëhet e ditur se kush do të jetë kundërshtari I tij. A është përgaditur mjaftueshëm për këtë duel dhe cfarë pret ai nga kjo përballje?  Për më shumë për boksierin e talentuar nga Podujeva ju flet intervista në vazhdim.

Tefik, jemi para ndeshjes suaj që do të mbahet në prill, kush do të jetë kundërshtari juaj ?

Tefik Bajrami:  Kam pasur të ndeshem me kroatin Josip Jalusic, mirëpo ai është tërhequr me arsyen e festës së pashkëve. Kurse gjatë kësaj jave pres të informohem se cili do të jetë kundërshtari im.

A jeni pergaditur mjaftueshëm për këtë duel ?

Tefik Bajrami: Pervec që pata qenë me një grip, tani jam mirë,  jam duke ushtruar dhe besoj që do të jem shumë I përgaditur.

Cfarë pritni ju nga kjo përballje ?

Tefik Bajrami: Nga kjo ndeshje pres një përvojë më të madhe, dhe një fitore që të mi hapë rrugët për më lartë.

Image

Cilën e cilësoni si luftën më të mirë të karrierës suaj ?

Tefik Bajrami: Kam pasur ca luftëra të mira, kurse si më të mirat do ti cilësoja atë kundër austriakut Patrick Benger dhe hungarezit Attila Makula që pata boksuar në Podujevë në maj të vitit 2013.

Sa jeni I kënaqur në përgjithësi me të arriturat gjatë pjesës së deritashme të karrierës suaj ?

Tefik Bajrami:  Jam I kënaqur por dua edhe më shumë. Lëndimet disi më kanë penguar,por prapë jam kthyer dhe tani jam në formë.

Cila është dëshira juaj akoma e parealizuar sa I përket karrierës ?

Tefik Bajrami:  Dua të boksoj për titullin e Evropës në boks.

Cili ka qenë momenti më I lumtur gjatë  karrierës ?

Tefik Bajrami:  Momentet më të lumtura në karrierë I kam pasur kur jam bërë kampion bote në tajboks dhe kampion I Zvicrës në boks.

Ju dhe vëllau juaj kampioni I botës ne kikboks Xhavit Bajrami keni edhe shkollën e sporteve luftarake për boks dhe kikboks, si po ju ecën puna ?

Tefik Bajrami:  Shkolla e arteve marciale Bajrami po ecën shumë mirë. Me punë të palodhshme tani kemi një kampion evropian në tajboks I cili  më 4 prill do të boksoj për kampion bote boshnjaku Enver Sljivar, kampionin e trefishtë zviceran ne boks amator Attila Varga dhe nxënësi ynë shqiptar Ylber Azizi I cili me hapa të sigurt po ecën lartë.

Për fund të uroj suksese në duelin që do ta keni më 4 prill,  dhe të falënderoj për intervisten.

Tefik Bajrami:  Ju faleminderit shumë, kënaqësia ishte e imja.

                                                                                                                                         Intervistoi: Pranvera Mexhuani