Tahiri: Serbia patjetër ta njohë Kosovën, nëse dëshiron në BE

09.03.2015 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tahiri: Serbia patjetër ta njohë Kosovën, nëse dëshiron në BE

Serbia është e vetëdijshme se e ka patjetër që ta njohë shtetin e Kosovës para se të hyjë në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ministrja kosovare pa portofol e ngarkuar për dialogun me Beogradin, Edita Tahiri, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”.

Sipas Tahirit, siç transmeton KosovaPress-i, dialogu në Bruksel do të quhet i suksesshëm atëherë kur të arrihet qëllimi i tij, e ky është që edhe Kosova edhe Serbia të bëhen pjesë e BE-së.

“Serbia për nevoja interne dhe të marketingut shtëpiak politik mund të mendojë dhe ta interpretojë Marrëveshjen e Brukselit si të dojë, megjithëse është e vetëdijshme se kjo paraqet obligim ndërkombëtar dhe standard të BE-së. BE ligjërisht e ka obliguar Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën dhe ky kusht është konkretizuar në Kapitullin 35 në procesin e asocimit për Serbinë. Serbia gjithashtu është e vetëdijshme se para se të hyjë në BE e ka patjetër që ta njohë shtetin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Tahiri ka cekur se, konform legjislaturës kosovare dhe Marrëveshjes së Brukselit, “ai nuk do të ketë autorizime ekzekutive, e as mbikëqyrëse, porse rol koordinues dhe këshilldhënës”.

“Këtë pala serbe e di prej se është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit. Jam duke e përcjellë debatin mes zyrtarëve serbë – i këshilloj që t’i harrojnë iluzionet dhe të kujtojnë se ç’u kontraktua në Bruksel. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës në dhjetor 2013 ia prezentoi BE-së Projektin e Statutit të Asociacionit, porse bisedimet ende nuk kanë filluar për shkak të vonimit të zbatimit të Marrëveshjes. Konsiderojmë se zbatimi i plotë dhe i mbikëqyrshëm i marrëveshjes për gjyqësorin, mbyllja e ‘mbrojtjes civile’ dhe e të gjitha strukturave paralele serbe, do të sigurojnë kushtet e nevojshme për hapjen e çështjes së asociacionit”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka cekur se “serbët gëzojnë më shumë të drejta se minoritetet tjera në Kosovë dhe në rajon” dhe se “krahasuar me të drejtat e minoriteteve në Serbi, posaçërisht me ato të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të drejtat e serbëve të kosovës janë ku e ku më të mëdha”.

Kryenegociatorja kosovare në dialogun Prishtinë-Beograd ka theksuar se “çështja e pronave kurrë s’ka qenë dhe as që do të jetë temë e negociatave në Bruksel”.

“Tentimet e Serbisë që kjo çështje të hapet hasën në refuzim kategorik nga ana e Kosovës. Sovraniteti mbi pronën dhe mjetet i takon shtetit kosovar, sepse, po e theksoj, Gjykata Ndërkombëtaree Drejtësisë më 2010 e konfirmoi ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë”, ka thënë Edita Tahiri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje