Një 27 vjeçare angleze ka mbetur tërësisht e zhgënjyer nga i dashuri i saj, por edhe ka krijuar situatën perfekte për shprehjen ‘ia bëri vetes’. Samantha Phipps (në foto) kishte disa dyshime për të dashurin e saj, pas një mesazhi të gjetur në celularin e tij. Pa e bërë të gjatë ajo u lidh me një agjenci dhe pagoi 200 paund që partneri i saj të vihej në provë. Agjencia, e quajtur ‘Miss karremi’, sajonte një takim rastësor mes vazjave të agjencisë dhe partnerit që duhej testuar, për të parë sa shpejt do binte brenda viktima përballë joshjes nga vajza e agjencisë.
Kështu që , në një pub në Bristol, partneri i Samantës, Jack, u takua ‘rastësisht’ me një nga vajzat bukuroshe të agjencisë. Plani funksionoi menjëherë, vajza-karrem i tregoi Samantës se si ishte puthur me të dashurin e saj dhe se në cilin hotel e kishin lënë takimin e rradhës.
Mirëpo historia nuk mbaroi me kaq, Jack nuk u pa fare në shtëpi atë fundjavë, kërkesave të Samantës ai iu përgjigj me mesazhin ‘kam ikur dhe nuk do kthehem më’. Krejt e dëshpëruar, Samanta shkoi në hotelin ku Jack duhej të ishte me vajzën e agjencisë, por nuk i gjeti atje. Më pas, për të mbytur dëshpërimin (sipas metodës angleze) ajo hyri në një pub ku pa Jane (vajzën e agjencisë) me të dashurin e saj.
“U zemërova shumë, tregon Samanta, i derdha asaj pijen sipër dhe ajo nisi të qante”. Jane e la punën e saj në agjenci, ndërsa Jack është shprehur shumë i kënaqur që e gjitha kjo ndodhi sepse ai ndjehet krejt në harmoni me vajzën që njohu falë xhelozisë së ish-të dashurës.