Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka dhënë kritika për gjyqtarët e sfidës kundër Blackburnit.
Ai theksoi se gjyqtari kryesor i sfidës nuk i dha një penallti të qartë skuadrës së tij.
“Unë sigurisht se mendoj që duhet ta kishim një penallti. Unë mendoj se lëvizja e Adam Lallanas në pjesën e parë ishte e mrekullueshme. Ai e vendosi trupin e tij mes kundërshtarit dhe topit dhe kur u bë gati të gjuante, ai u rrëzua”, u shpreh Rodgers.
“Unë mendova se kjo ishte një penallti e pastër”, shtoi tutje trajneri i The Reds.