Telefoni që aktivizohet me sy Fujitsu pretendon se ka zbuluar një mënyrë më të mirë për të aktivizuar telefonin inteligjent

08.03.2015 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Telefoni që aktivizohet me sy Fujitsu pretendon se ka zbuluar një mënyrë më të mirë për të aktivizuar telefonin inteligjent

Pjesa më e madhe e telefonave inteligjentë kërkojnë fjalëkalime për t’u aktivizuar, disa kanë njohjen e zërit, dhe shumë pak, si iPhone 5S i Apple-it apo Galaxy S5 i Samsung-ut, përdorin shenjat e gishtërinjve. Ndërsa Fujitsu pretendon se ka zbuluar një mënyrë më të mirë për të aktivizuar telefonin inteligjent. Kompania prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave prototipin më të fundit të telefonit të saj inteligjent, i cili kishte aftësinë për të skanuar retinën e syrit të njeriut.

Aktivizimi i telefonit nëpërmjet skanimit të syrit të një personi është një mënyrë shumë e sigurt dhe unike siç janë edhe shenjta e gishtërinjve, Dhe meqë kompozimi i irisit të syrit ndryshon shumë pak, sidomos pas moshës dy vjeç, ofron siguri më të lartë dhe për një kohë më të gjatë se fjalëkalimi.

Për të aktivizuar sistemin dhe për të skanuar retinën e syrit, përdoret drita LED me rreze infra të kuqe dhe kamera frontale e telefonit, e cila fotografon retinën e syrit dhe e ruan atë për ta përdorur në verifikimet e tjera. Fujitsu pretendon gjithashtu se sistemi mund të përdoret tek një telefon i zakonshëm për të parë në distanca jo më të madhe se 10 cm, aq sa kërkojnë zakonisht sistemet tek ndërtesat e sigurisë së lartë.

Në Kongresin Botëror të Telefonave u prezantua edhe telefoni inteligjent ZTE Grand Z3, i cili është telefoni i parë që përdor sigurinë biometrike të bazuar tek sytë. ZTE Grand S3 ka teknologjinë e re Eyeprint ID për sigurinë biometrike bazuar tek sytë. Teknologjia e re është zhvilluar nga EyeVerify dhe mund të përdoret për të autorizuar pagesat nga pajisjet mobile, për të aktivizuar ekranin ose për t’u qasur në përmbajtje të sigurta.

Fujitsu pretendon se sistemi i saj është më i shpejtë dhe kërkon më pak kohë për të verifikuar një përdorues nëpërmjet retinës së syrit. Ky sistem, sipas Fujitsu-së, do të përdoret së shpejti në telefonat inteligjentë dhe tabletët, si dhe për verifikime të ndryshme, si zgjidhje e sigurisë së lartë. Kompania po vazhdon me kërkimet e saj për të zgjeruar teknologjinë dhe metodat e verifikimit. Kompania shpreson që kjo teknologji të jetë gati për t’u përdorur brenda 12 muajve.

Telefoni

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)