Kosova sot mori pjesë në një garë në Serbi

E publikuar: 12/02/2022 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më në fund, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në një garë sportive të mbajtur në Serbi.

Atletët kosovarë, për herë të parë kanë garuar sot, në një ngjarje ndërkombëtare të mbajtur brenda territorit serb.

Federata Atletike e Kosovës, të shtunën me atletët e rinj u paraqitën në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër të mbyllur.

Sipas fotove të publikuara, atletët kosovarë kishin të vendosur në gjoks mbishkrimin: KOS.

Deri sot, sportistët kosovarë nuk janë lejuar të garojnë në Serbi. Rasti më i fundit është ai i Kampionatit Botëror në Boks, që u mbajt në Beograd.

Delegacioni i Kosovës nuk u lejua të futej në Serbi pas tri tentimeve, gjë që ngjalli reagimin e institucioneve të larta evropiane të boksit e sportit në përgjithësi.