Dhuna në familje, dukuri që duhet çrrënjosur

08.03.2015 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dhuna në familje, dukuri që duhet çrrënjosur

Të rinjtë në Kosovë nuk dëshirojnë të ketë dhunë në familje, dukuri kjo e përhapur në vend dhe, siç thuhet, një nga krimet më të paraportuara në shoqërinë kosovare, e që në shumicën e rasteve viktima janë femrat.
Pikërisht më 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, disa të rinj thonë se kjo dukuri duhet të çrrënjoset në familje, si dhe në shoqëri.

Ata madje thonë se dhuna në familje më nuk duhet të trajtohet si problem individual, por është përgjegjësi e shtetit, autoriteteve kompetente që të marrin masa konkrete për të mbrojtur viktimat e dhunës.

Indira Ibrahimi, studente në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, thotë se përdorimi i dhunës ndaj kujtdo qoftë, është jonjerëzore dhe e patolerueshme. Ajo shprehet se viktimat, në këtë rast gratë, duhet të vetëdijesohen e t’i denoncojnë rastet dhe jo të heshtin para krimeve të tilla.

“Nuk duhet të tolerohet, madje unë them se duhet të ketë mekanizma të veçantë që dalin në mbrojtje të viktimave. Por, unë mendoj se gratë nuk tregojnë se burrat i keqtrajtojnë. Ato e heshtin këtë fenomen tragjik për të ardhmen e tyre”, tha ajo.

“Dhe, kur për vetveten nuk bëjnë zhurmë, atëherë askush nuk u del në mbrojtje. Në rend të parë duhet t’i dilet në mbrojtje të vetvetes”, thotë Indira.

Kjo dukuri është shqetësuese edhe për Arian Bytyçin nga Malisheva, i cili është duke ndjekur studimet në nivelin master në Fakultetin Ekonomik.

Ariani e quan të turpshme këtë dukuri, pasi përveç dhunës fizike, ofendimet,kërcënimet dhe sjelljet tjera kontrolluese ndaj qytetarëve në këtë shekull janë të papranueshme.

“Dhuna është mjeti i fundit, dhuna nuk është mjet që zgjidh problemet. Ka rrugë të tjera që i zgjidhin problemet. Është krijuar një perceptim shumë i gabuar, që përmes dhunës fizike apo psikike mund të mbahen nën kontroll, mirëpo për mendimin tim ndodh e kundërta. Pikërisht në ato raste që është munduar familja, prindi, vëllai, motra ose edhe i dashuri, që të mbajnë nën kontroll përmes dhunës fizike dhe psikike, ka ndodh e kundërta”, konsideron Ariani.

Për studenten tjetër Fjolla Kallaba, e cila studion Gjuhën Angleze, njëherësh edhe Integrimet Evropiane, kushtet e rënda sociale janë faktorë të dhunës në familje, që në shumicën e rasteve viktima janë gratë, por jo të vetmet.

“Ka shumë faktorë, ndoshta faktori social më së shumti , problemet ekonomike. Unë personalisht nuk do të toleroja dhunën, duhet gjetur mënyra për t’iu shmangur dhunës”, shprehet Fjolla.

Edhe një i ri tjetër, që aktualisht është i papunë, Azem Miftari, konsideron se dhuna në familje mund të paraqitet si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike.

“Kur nuk ke para për të jetuar mirë, atëherë edhe problemet e vogla shndërrohen në probleme të mëdha dhe aty fillon dhuna në mënyra të ndryshme. Pavarësisht kësaj, dhuna si ndaj grave, burrave apo fëmijëve është e patolerueshme”, pohon Azemi.

Kurse, ekonomistja Ardita Bektashi, e quan të tmerrshme përdorimin e dhunës fizike dhe psikike ndaj cilësdo gjini.

“Gjendja sociale, por edhe kushtet tjera, në të cilat po jetojmë, po dërgojnë deri te dhuna fizike ndaj grave. Por, më shumë se dhunë fizike unë mendoj se përdoret dhuna psikike”.

Një ndër prioritet e rinisë duhet të jetë eliminimi i dhunës në familje dhe shoqëri, thotë Dardan Bekeri, student në Fakultetin Juridik. Ai shprehet se kjo është joligjore dhe pasojat nga ushtrimi i dhunës, sidomos në mes bashkëshortëve, do të barten te fëmijët.

“Rinia duhet të ketë prioritet që ta zhdukë këtë fenomen, pasi pasojat janë shumë të rënda edhe për fëmijët. Realisht, organet kompetente duhet të marrin ndonjë vendim që të eliminohet dhuna në familje. Ndoshta nganjëherë është edhe frika që ekziston tek ata që të denoncojnë rastin, sepse nuk ka mbështetje as prej shtetit dhe më pak prej familjes”, thekson Dardani.

Në Kosovë ka pasur disa herë fushata sa i përket ndalimit apo vetëdijesimit të qytetarëve për mospërdorim të dhunës.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2014 janë regjistruar 1200 raste të dhunës në familje dhe të gjitha viktimat janë femra.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se shifrat për rastet të dhunës në familje, asnjëherë nuk mund të dihen saktë për faktin se në shumë raste nuk raportohen. Sipas tyre, numri i rasteve mund të jetë edhe më i lartë. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor