Iniciohen ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale

07.03.2015 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Iniciohen ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i procedojë Kuvendit dy amendamentet kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar këtë si një vendim të vështirë, por, siç ka thënë ai, Gjykata Speciale ka të bëjë me individët dhe jo me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykata Speciale, sipas Mustafës, duhet të themelohet për të përmbushur edhe një obligim ndërkombëtar që ka marrë përsipër Kosova.

“Është një vendim, i cili është peshuar gjatë me të gjitha pasojat. Është një vendim, i cili është vlerësuar se i shërben Kosovës, u shërben integrimeve tona euroatlantike, i shërben edhe luftës së UÇK-së, sepse ka qenë një luftë e pastër, një luftë, në të cilën është mbrojtur pragu i shtëpisë, janë mbrojtur familjet”.

“Dyshimet mbi individët assesi nuk guxojnë të trajtohen në këtë proces si dyshime mbi UÇK-në dhe si gjykatë, e cila është e orientuar kah UÇK-ja”, ka deklaruar Mustafa.

Ngjashëm me kryeministrin Mustafa ka folur edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. Ai e ka arsyetuar inicimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale duke thënë se me këtë vendim Kosova ruan partneritetin e saj ndërkombëtar.

“Është vendim që i siguron një të ardhme më të mirë Kosovës, qytetarëve të saj. Vendim për të ardhmen e saj euroatlantike të Kosovës, që ruan dhe forcon partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është vendim që e heq këtë barrë të padrejtë mbi ne”, ka theksuar Thaçi.

Vendimin e Qeverisë për inicimin e ndryshimeve Kushtetuese për Gjykatën Speciale e ka mbështetur edhe presidentja e Kosovës, Atifete jahjaga.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, presidentja Jahjaga ka theksuar se themelimi i Gjykatës reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me akuzat e raportit të Këshillit të Evropës në mënyrë kredibile.

“Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe liri”, thuhet në deklaratën e Jahjagës.

Në anën tjetër, opozita është shprehur tashmë kundër themelimit tëGjykatës Speciale.

Për miratimin e amendamenteve Kushtetuese në lidhje me Gjykatën Speciale, Kuvendi i Kosovës duhet të sigurojë 80 vota për, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.

Aktualisht, komuniteti serb ka ngrirë aktivitetin e vet në institucionet qendrore, kështu që kthimi i këtij komuniteti në Kuvend do të jetë i domosdoshëm për ndryshimet kushtetuese.

Nëse koalicioni në pushtet arrin që t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, më pas pritet që të votohet edhe ligji për themelimin e kësaj gjykate.

Themelimi i këtij “mini” Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën, ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bazë të këtyre supozimeve, prokurori amerikan Clint Williamson, ka zhvilluar edhe një hetim të gjerë.

Po në lidhje me themelimin e kësaj gjykate, një ekip nga Kosova, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka zhvilluar negociata me Brukselin rreth infrastrukturës ligjore e kushtetuese.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje