Fitorja e Rafael Nadal në finalen e “Australian Open”, kundër Daniil Medvedev, e bëri atë statistikisht tenistin më të madh të të gjitha kohërave për meshkuj.
Fitorja dramatike e 35-vjeçarit 2-6, 6-7, 6-4, 6-4, 7-5, i ka shtuar atij 2.3 milionë funte në llogari.
Burrat dhe gratë fitojnë të njejtin çmim në Australian Open, kështu që kampionia e femrave Ashleigh Barty gjithashtu fitoi 2.3 milionë funte për fitoren e saj të shtunën.
Renditja e çmimeve:
Fituesi – 2.3 milion funte
Vendi i dytë – 1.2 milion funte
Gjysmëfinalet – 585 mijë funte
Çerekfinalet – 319 mijë funte
Raundi 4 – 159 mijë funte
Raundi 3 – 95,8 mijë funte
Raundi 2 – 74,5 mijë funte
Raundi 1 – 47,9 mijë funte
Nadal tani ka fituar 95.5 milionë funte që kur u bë profesionist në vitin 2001.
Novak Gjokoviç kryeson në renditjen e çmimeve të të gjitha kohërave me 115.4 milionë funte, përpara Roger Federer, i cili ka fituar 97.4 milionë funte.