Ish transferi rekord i Tottenham përballet me burgim

E publikuar: 28/01/2022 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish transferi rekord i Tottenham Hotspur, Chris Armstrong u burgos, pasi që ai vandalizoi shitoren e lagjes Tesco dhe grushtoi një punëtor, kur ai i tha se ai nuk mund të blinte cigare.

Armstrong ka shkaktuar 2000 funte dëme kur ai ka goditur kamerat e sigurisë në supermarketin që gjendet në Chelsea të Londrës.

“Zyrtarët policorë u telefonuan nga Tesco duke raportuar sjelljet agresive dhe të dhunshme të një njeriu që theu në shitore”, tha prokurori Nathan Fuller, në një deklaratë për gjykatën e rrethinës së Westminister.

“Ai hyri në dyqan në mënyrë të dhunshme duke kërkuar cigare. Shitorja ishte mbyllur përkohësisht për shkak se stafi ishin në pushim. Kur atij ju tha se nuk mund të blinte cigare, ai u bë agresiv”.

Armstrong e ka pranuar këtë sulm dhe dëmtimin që ka bërë gjatë incidentit.