Kampionja Olimpike Distria Krasniqi, tani më e ka siguruar finalen e Grand Prixit, në Almada të Portugalisë.
Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez.
Derisa, në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon, spanjollen Ariane Toro Soler.
Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.
Ndërsa në finale Krasniqin e pret garuesja nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.