Liverpooli do të kërkojë t’i afrohet liderit të Premierligës në vetëm një pikë, por do të përballet me skuadrën në formë të David Moyes sonte në jug të Londrës.
Skuadra e Jurgen Kloppit vjen nga një barazim tronditës ndaj Brightonit në ndeshjen e kaluar dhe do të kërkojë ta ndreqë gabimin kundër West Hamit sonte në orën 17:30 në Stadiumin Olimpik.
Liverpooli e lëshoi nga dora një epërsi prej dy golave për të barazuar kundër Brightonit në shtëpi fundjavën e kaluar, por do ta ketë shansin për t’iu afruar liderit Chelsea në vetëm një pikë, nëse fiton sonte.
Megjithatë, çekanët e Moyes janë të formë të shkëlqyer, pasi i kanë fituar katër prej pesë ndeshjeve të fundit dhe renditen në vendin e pestë, me vetëm dy pikë më pak se Liverpooli.