Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone është ndalur sërish.
Atletico Madrid është ndalur në barazim 2-2 nga Levante, shkruan lajmi.net.
Sfida ishte e baraspeshuar që nga fillimi i ndeshjes, ku të dyja skuadrat sulmonin në tentim të gjejnë golin e epërsisë.
Megjithatë, Madrilenët arritën të kalojnë të parët në avantazh falë golit të Antoine Griezmann në min e 12.
Vendasit reaguan në min e 37′ kur Enis Bardhi realizoi nga penalltia për 1-1.
Në pjesën e dytë ishin sërish “Los Colchoneros” që shënuan të parët në min e 76′ kur Matheus Cunha realizoi për 1-2.
Por, krejt në fund u akordua sërish penallti për vendasit, të cilin në gol e shëndërroi sërish Bardhi në min e 90′ për t’i dhënë një pikë të vlefshme ekipit të tij.
Tani Atletico ka 19 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Levante ka gjashtë pikë në pozitën e 19-të. /Lajmi.net/