Ministria e Kuturës, Rinisë dhe Sporteve, nëpërmjet një njoftimit në faqen zyrtare të saj, ka njoftuar se anulohet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, pas shqyrtimit të Komisionit të ankesave në kuadër të MKRS-ës, shkruan Infosot.
Gjatë procesit të përzgjedhjes së Drejtorit, sipas ankesave të kandidatëve për Drejtor, ka pasur shumë shkelje dhe lëshime nga ish-Këshilli Drejtues i Teatrit.