Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar deklaratën e nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një deklaratë për media ka thënë sot se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte.
Abdixhiku në Pressing të T7 tha se kjo gjuhë është e paparanueshme dhe se nuk i bën hajr LDK-së.
Lexo Edhe:
Gazeta online InfoSot, shpall konkurs për Gazetar/e praktikant/e dhe agjent/e te marketingut
“Ajo gjuhë është e papranushme totalisht, nuk përfaqëson mendimin tim. Unë si anëtar i kryesisë distancohem plotesisht prej një gjuhe të tillë. Nuk i ben hajir LDK-së një gjuhë e tillë. Me së paku neve si parti që thirremi si mbështetës të vlerave të sjelljes e modelit, neve nuk na takon të ofendojmë njerëz për pamje fizike. E papranueshme është çdo përplasje që po ndodh tani, ne kemi qenë miq, kemi punu bashkë, kemi nga problemet tona politike bashkë, sfidat tona bashkë, nuk e di pse me kalu në armiqësi kaq të madhe”, tha Abdixhiku./Express/