Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

E publikuar: 10/09/2020 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet bankës TEB dhe OJQ-së Forumi për Lidership dhe Diplomaci për projektin “Fuqizimi i rolit të gruas në vendimmarrje”.

Zëvendësdrejtori i Bankës TEB, Serhan Ozarslan ka mirëpritur marrëveshjen e bashkëpunimit me Forumin për rolin e gruas në shoqëri.

Ozarslan: Si TEB gjithmonë kemi qenë si mbështetës të fuqizimit të gruas

Video

“Ne si TEB gjithmonë kemi qenë si mbështetës të fuqizimit të gruas dhe rolit të saj në shoqëri. Inkurajoj gratë që të jenë të përfshira në procesin e vendimmarrjes, sepse ne besojmë që shoqëria avancohet nëse integrohen gratë në proceset e ndryshme”, tha ai.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci”, Njomza Emini kjo marrëveshje është një mundësi për vajzat dhe gratë janë pjesë e Akademisë lidership që mbështet nga Gizi Gjerman.

Emini: TEB mendon edhe për fuqizimin e vajzave dhe grave

Video

“Ky është mesazh i qartë që banka TEB përveç anës financiare, mendon edhe për fuqizimin e vajzave dhe grave për aftësimin e tyre profesional. Kjo është një mundësi e madhe dhe jemi mirënjohës. Besojmë edhe për bashkëpunimet tjera”, tha ajo.

Emini pret që të rinjve dhe të rejave t’u jepet hapësirë për punë praktikë në Bankën TEB.