Pas historisë së Zojë Haxhijajt që u pasqyra në KosovaPress ka pasur një solidarizim të jashtëzakonshëm të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Në shtëpinë e 87-vjeçares e cila jeton e vetme në fshatin Rakosh të Istogut sot ka shkuar edhe këngëtari Labinot Tahiri, që njihet për aksionet e tij humanitare.
Labi ka konfirmuar që përpos pensionit që e moshuara merr nga shteti, fondacioni i tij do t’i sigurojë edhe një pension prej 200 euro në muaj.
Edhe në redaksinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress janë lajmëruar një numër i madh i qytetarëve që kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë të moshuarën.
Të njëjtit janë orientuar në shtëpinë e 87-vjeçares ndërsa ata që tashmë i kanë sjellë ndihmat në KosovaPress, në mënyrë të organizuar ne do t’i dorëzojmë te Zoje Haxhiaj.