Reshjet e mëdha të shiut, vërshohen shtëpitë në Prishtinë

E publikuar: 23/06/2020 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot që nga mëngjesi reshjet e shiut nuk janë ndalur. Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Sharban të Prishtinës

Uji ka depërtuar brenda shtëpive, ndërsa po dëmtohen edhe kulturat bujqësore.

Ndërkohë, në një njoftim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në disa zona të Kosovës mund të ketë vërshime të shpejta të shiut./GS/