Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës votoi sot për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në këtë parti.
Përmes këtij votimi, 70 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së aprovuan shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë dhe anëtarë e këtij këshilli.
Osmani ishte zgjedhur në këtë pozitë më 27 gusht të vitit të kaluar, për të qëndruar deri sot, gati 10 muaj pas zgjedhjes.
Shkarkimi i Osmanit u bë pas propozimit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Ky propozim mori mbështetjen e 70 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Mustafa vlerësoi se Osmani e ka shkelur statutin e LDK-së, konkretisht pikën 14.2 të tij, kur kundërshtoi publikisht vendimet e organeve kryesore të partisë.
“Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forma të LDK-së, nëse ata publikisht i refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve të të cilëve janë”, thuhet në pikën 14.2 të statutit të LDK-së.