Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut, merr një sër vendimesh me rëndësi për korporatën

E publikuar: 22/05/2020 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka shqyrtuar një numër çështjesh me rëndesi për korporatën. Si rjedhojë, ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme, ndër to edhe vendimin për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025.

Në mbledhjen e sotme, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut, mori vendimet si në vijim:

1. Aprovoj Raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019;

2. Aprovoj Raportin tremujor financiar për periudhën Janar-Mars 2020;

3. Propozoj objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe mori vendim për themelimin e Grupit punues për hartimin e Strategjisë 2020-2025;

4. Mori vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm;

5. Shkarkoj nga detyra e pozites së Sekretarit të Ndërmarrjes z. Lulzim Zeqiri dhe emeroj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit z. Nexhat Podrimaj;

6. Vendosi që të adresoj në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm (Qeverise) në lidhje me shkeljet e identifikuara.