Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar sot me kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kurti ka folur në telefon me Shefik Xhaferoviqin, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-BeH, si dhe për koronavirusin, ka bërë të ditur shefi në detyrë i ekzekutivit kosovar.
Nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, në internet, Kurti ka treguar se Xhaferoviq “ka përshëndetur heqjen e tarifës prej 100 për qind, dhe ka theksuar nevojën për lëvizje të lirë të mallrave dhe të njerëzve”.
Kurti po ashtu ka thënë se me Xhaferoviqin janë pajtuar se idetë për shkëmbime territoriale e kthejnë Ballkanin në konfliktet e viteve të 90-ta.