Rreziqet që bartin hapja e parakohshme e vendeve do të jetë fokus i takimit të sotëm mes mjekut Anthony Fauci dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, raporton New York Times.
Anthony Fauci do të flasë për zyrtarëve të Senatit amerikan, duke i paralajmëruar se cilat do të ishin pasojat e hapjes së parakohshme të ekonomisë amerikane, duke theksuar se një gjë e tillë mund të shpie deri të “vuajtjet dhe vdekjet e panevojshme”.
“Kjo do të kontribuojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme”, ka shtuar Fauci.
Rreziku nga tentimi i hapjes së parakohshme të vendit do të jetë tema kryesore dhe njëherit porosia e Faucit drejtuar Senatit dhe Këshillit për Arsim, Punë dhe Pensione.