Bashkimi Evropian planifikon të mbledhë 7.5 miliardë Euro për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha se fushata do të fillojë në 4 maj, shkruan CNN.
Ajo tha se paratë do të përdoren për të rritur përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit, si dhe opsionet e trajtimit për ata që sëmuren.
“Ky është vetëm një hap i parë, por më shumë do të nevojiten në të ardhmen”. Bashkimi Evropian nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ndihmuar botën në luftën ndaj Covid-19”, tha ajo.
Top Channel